Shkolla Online u vjen në ndihmë të gjithë besimtarëve shqipfolës që dëshirojnë të studiojnë, por nuk kanë mundësi të ndjekin mësimet në klasë, qoftë në një degë të shkollës satelit apo në shkollën rezidenciale. Drejtpërdrejt nga shtëpia, studenti mund të ndjekë programin për Certifikatën në Teologji.
Si alternativë, është e mundur të studiohet edhe për të marrë Dëshminë në Teologji.
Nëse, nga njëra anë, kjo mënyrë studimi kërkon disa aftësi vetë-menaxhimi, nga ana tjetër shkolla i vjen në ndihmë studentit duke i dhënë mundësinë të kombinojë studimin me angazhimet e punës, familjes dhe kishës, si edhe të aplikojë menjëherë në praktikë atë që mëson.
Mos u shqetësoni — nuk do të jeni vetëm në këtë rrugëtim. Gjatë gjithë procesit mësimor do të merrni mbështetjen e Koordinatorëve të Shkollës Online. Programi mësimor në Shkollën Online mund të jetë i dy llojeve (standard ose express), në varësi të kohës që mund t’i kushtoni studimit.
Ky është një studim me kohë të pjesshme (4–5 orë studim në javë), në mënyrë që një lëndë mësimore të përfundohet brenda tre muajve. Studentët përfshihen në “grupe studimi”, duke u bërë pjesë e një komuniteti virtual.
Viti akademik është i organizuar në tre tremujorë:
Kostoja e Shkollës në Distancë është 30€ për çdo lëndë. Kostoja përfshin të gjithë materialin e nevojshëm, duke përfshirë edhe librat e tekstit, nëse kërkohen.
Për të studiuar në Shkollën Online është e nevojshme të keni akses në internet, pasi materiali mësimor gjendet në platformën MOODLE. Mund të marrin pjesë besimtarë nga të gjitha denominacionet, me moshë minimale 18 vjeç që kanëmbaruar arsimin e mesëm.
1. Zgjidhni llojin e programit që dëshironi të ndiqni: Shkolla Online Standard, Shkolla Online Express ose vetëm një lëndë.2. Plotësoni formularin e regjistrimit për t’u regjistruar në lënden e parë në tremujorin që preferoni.Formularin mund ta shkarkoni këtu.
Për t’u regjistruar në lëndët e tjera pas lëndës së parë, plotësoni formularin e regjistrimit për “studentë tashmë aktivë”, të cilin e gjeni në këtu.
Questo sito utilizza solo cookie necessari al funzionamento dello stesso che non memorizzano dati personali: pll_language; Cookie selezione lingua (1 anno) e fireshield; protezione hacker (Sessione).