Që nga viti 1959, Instituti Biblik Ungjillor Italian (Istituto Biblico Evangelico Italiano - IBEI) u ka shërbyer kishave ungjillore italiane duke i mbështetur ato në formimin e besimtarëve përmes qasjeve dhe strategjive të ndryshme. Motoja jonë është "Përgatitu për të shërbyer".
Zemra e IBEI është programi i formimit akademik ku së bashku me rritjen në njohuri, ne theksojmë zhvillimin e karakterit dhe të aftësive, në kontekstin e bashkësisë. Me fjalë të tjera: mësoni, jini, shërbeni... së bashku!
IBEI ofron grada akademike të akredituara nga ECTE sepse dëshiron të sigurojë një formim cilësor dhe t'u japë studentëve mundësi për të vazhduar përgatitjen e tyre për shërbesën edhe në institucione të tjera.
Nëpërmjet programit themelor të formimit, shtëpisë botuese dhe seminareve, IBEI arrin ata që dëshirojnë të fillojnë një udhëtim arsimor dhe të rriten në besimin e tyre dhe në aftësinë e tyre për të shërbyer.
IBEI është një institut ndërdenominacional, me vlera doktrinore ku theksi vihet tek autoriteti i Shkrimeve. Lektorët dhe stafi janë të motivuar nga dashuria për Zotin dhe përparimi i Ungjillit.
Për të mësuar më shumë, na kontakto. Contact us
Istituto Biblico Evangelico (IBE ose ekuivalenti në shqip Instituti Biblik Ungjillor) u themelua në vitin 1959 pranë La Specias nga misionarë të organizatës Greater Europe Mission (GEM). Në vitin 1961, Instituti u zhvendos në një vilë të Montesakro, në Romë dhe nën drejtimin e misionarëve Royal Peck dhe Bernard Oxenham zhvilloi shërbesën e tij derisa në 1982, kur u zhvendos në vendndodhjen e tij aktuale, një vilë të shekullit XVIII në periferi të Romës.
Duke ndjekur shembullin e Instituteve të tjera biblike të themeluar nga GEM në Evropë, që nga fillimi i tij, Instituti Biblik Ungjillor kishte synimin të ishte një institut "ndërdenominacional" dhe t’u ofronte shërbimet e tij të gjitha kishave ungjillore në Itali dhe gjetkë.
Prandaj studentët dhe stafi i parë i IBE-it erdhën nga denominacione të ndryshme ungjillore.
Nga ana tjetër, misionarët e parë frekuentuan Kishat e Vëllezërve dhe vendosën kontakte dhe lidhje të veçanta me këtë grup kishash. Megjithatë, kjo nuk shprehte një asimilim apo identifikim me këto kisha dhe IBE mbeti një vepër misionare amerikane.
Në fillim të viteve 80 u vendos që IBE të bëhej një vepër më “italiane”, duke u përpjekur që Instituti të pasqyronte karakterin e tij italian. Si rrjedhojë, në dakortësi me GEM, në vitin 1983 u themelua Istituto Biblico Evangelico Italiano (IBEI). Ai përbëhej nga besimtarë italianë që vinin nga denominacione të ndryshme dhe me të cilët IBE kishte bashkëpunuar tashmë (Kishat e Vëllezëve, Kishat Baptiste, Kishat Menonite, misione të pavarura etj).
Kjo çoi në një lidhje dhe shkëmbim më të madh me këto kisha dhe prej tyre erdhën shumica e studentëve, stafi pedagogjik dhe administrativ. Falë këtyre njerëzve, IBEI ka zhvilluar dhe zgjeruar punën e tij.
Falë edhe origjinës së tij misionare, pjesa më e madhe e stafit mësimdhënës ka qenë e përbërë nga misionarë të huaj, kryesisht amerikanë të trajnuar teologjikisht, të cilët kanë shërbyer në Itali duke lejuar IBEI-n të ngrerë programin e tij në standardet akademike evropiane.
Me kalimin e kohës përqindja e mësuesve të kualifikuar italianë është rritur dhe kjo ka kontribuar që IBEI të bëhet gjithnjë e më italian, jo vetëm nga këndvështrimi organizativ, por edhe në aspektin funksional dhe mësimor. Për më tepër, IBEI po përqafon rishtas identitetin e tij interdenominacional dhe bashkëpunon me të gjitha kishat ungjillore në Itali dhe gjetkë.
IBEI ka synuar gjithmonë të jetë një institut i hapur dhe i disponueshëm për të gjitha kishat ungjillore italiane. Vizioni i tij është të zhvillojë një shërbim të formimit biblik për rritjen e Kishës në Itali dhe gjetkë me qëllim përhapjen e Lajmit të Mirë të shpëtimit vetëm me anë të hirit nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin. Me këtë vizion, IBEI është një entitet ndërdenominacional dhe e konsideron Biblën si referencë autoritative dhe absolute në të gjitha çështjet e besimit, etikës dhe moralit.
Motoja e IBEI-t është "Përgatitu për të shërbyer" dhe misioni ynë është të ndihmojmë kishat lokale me mënyrat më të përshtatshme dhe praktike të mundshme. Në veçanti, IBEI ka si synim t'u mundësojë besimtarëve të zgjerojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre biblike-teologjike dhe të zhvillojë karakterin e studentëve dhe aftësive të tyre praktike dhe specifike në kontekstin e komunitetit, për të praktikuar porosinë misionare / ungjillëzuese dhe formuese të Jezusit: "Shkoni dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt… duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që Unë ju kam urdhëruar…”
Për të arritur këtë mision, IBEI ka përqafuar disa strategji që përfshijnë:
Istituto Biblico Evangelico (IBE ose ekuivalenti në shqip Instituti Biblik Ungjillor) u themelua në vitin 1959 pranë La Specias nga misionarë të organizatës Greater Europe Mission (GEM). Në vitin 1961, Instituti u zhvendos në një vilë të Montesakro, në Romë dhe nën drejtimin e misionarëve Royal Peck dhe Bernard Oxenham zhvilloi shërbesën e tij derisa në 1982, kur u zhvendos në vendndodhjen e tij aktuale, një vilë të shekullit XVIII në periferi të Romës. Duke ndjekur shembullin e Instituteve të tjera biblike të themeluar nga GEM në Evropë, që nga fillimi i tij, Instituti Biblik Ungjillor kishte synimin të ishte një institut "ndërdenominacional" dhe t’u ofronte shërbimet e tij të gjitha kishave ungjillore në Itali dhe gjetkë. Prandaj studentët dhe stafi i parë i IBE-it erdhën nga denominacione të ndryshme ungjillore. Nga ana tjetër, misionarët e parë frekuentuan Kishat e Vëllezërve dhe vendosën kontakte dhe lidhje të veçanta me këtë grup kishash. Megjithatë, kjo nuk shprehte një asimilim apo identifikim me këto kisha dhe IBE mbeti një vepër misionare amerikane. Në fillim të viteve 80 u vendos që IBE të bëhej një vepër më “italiane”, duke u përpjekur që Instituti të pasqyronte karakterin e tij italian. Si rrjedhojë, në dakortësi me GEM, në vitin 1983 u themelua Istituto Biblico Evangelico Italiano (IBEI). Ai përbëhej nga besimtarë italianë që vinin nga denominacione të ndryshme dhe me të cilët IBE kishte bashkëpunuar tashmë (Kishat e Vëllezëve, Kishat Baptiste, Kishat Menonite, misione të pavarura etj). Kjo çoi në një lidhje dhe shkëmbim më të madh me këto kisha dhe prej tyre erdhën shumica e studentëve, stafi pedagogjik dhe administrativ. Falë këtyre njerëzve, IBEI ka zhvilluar dhe zgjeruar punën e tij. Falë edhe origjinës së tij misionare, pjesa më e madhe e stafit mësimdhënës ka qenë e përbërë nga misionarë të huaj, kryesisht amerikanë të trajnuar teologjikisht, të cilët kanë shërbyer në Itali duke lejuar IBEI-n të ngrerë programin e tij në standardet akademike evropiane. Me kalimin e kohës përqindja e mësuesve të kualifikuar italianë është rritur dhe kjo ka kontribuar që IBEI të bëhet gjithnjë e më italian, jo vetëm nga këndvështrimi organizativ, por edhe në aspektin funksional dhe mësimor. Për më tepër, IBEI po përqafon rishtas identitetin e tij interdenominacional dhe bashkëpunon me të gjitha kishat ungjillore në Itali dhe gjetkë.
IBEI ka synuar gjithmonë të jetë një institut i hapur dhe i disponueshëm për të gjitha kishat ungjillore italiane. Vizioni i tij është të zhvillojë një shërbim të formimit biblik për rritjen e Kishës në Itali dhe gjetkë me qëllim përhapjen e Lajmit të Mirë të shpëtimit vetëm me anë të hirit nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin. Me këtë vizion, IBEI është një entitet ndërdenominacional dhe e konsideron Biblën si referencë autoritative dhe absolute në të gjitha çështjet e besimit, etikës dhe moralit. Motoja e IBEI-t është "Përgatitu për të shërbyer" dhe misioni ynë është të ndihmojmë kishat lokale me mënyrat më të përshtatshme dhe praktike të mundshme. Në veçanti, IBEI ka si synim t'u mundësojë besimtarëve të zgjerojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre biblike-teologjike dhe të zhvillojë karakterin e studentëve dhe aftësive të tyre praktike dhe specifike në kontekstin e komunitetit, për të praktikuar porosinë misionare / ungjillëzuese dhe formuese të Jezusit: "Shkoni dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt… duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që Unë ju kam urdhëruar…” Për të arritur këtë mision, IBEI ka përqafuar disa strategji që përfshijnë:
Vlerat doktrinore të IBEI-i përputhen me deklaratën e besimit të Aleancës Ungjillore Italiane, e cila shpreh pikat kryesore të besimit të krishterë. Këto elemente besohen nga të gjithë anëtarët e IBEI-t, nga personeli mësimdhënës dhe jomësimdhënës, jetët e të cilëve duhet të pasqyrojnë përmbajtjen e tyre. Ato duhet të pranohen edhe nga studentët.
Në përputhje me të vërtetat themelore të krishterimit biblik ne besojmë:
…. se Shkrimet e Shenjta, në kanunin e njohur nga Krishterimi Ungjillor, na janë dhënë nga Perëndia. Ato janë të frymëzuara hyjnisht dhe janë të pagabueshme. Si Fjalë e Perëndisë, ato janë autoriteti ynë më i lartë në të gjitha çështjet e besimi dhe të sjelljes (2 Tim. 3:16; 2 Pje. 1:21; Mat. 24:15; Psa. 119:105).
…. në Perëndinë, i cili ekziston përjetësisht në tre persona të ndryshëm, por të barabartë: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë (Psa. 102:27; 28:19; Gjon. 5:7).
… në Zotin tonë Jezu Krisht, ndërmjetësin e vetëm, Perëndia i shfaqur në mish, i lindur nga virgjëresha Mari, plotësisht njeri, por pa mëkat. Ne besojmë te mrekullitë e Tij hyjnore, te ringjallja e Tij trupore dhe te kthimi i Tij në fuqi e lavdi (Kol. 2:18; 7:14; Heb. 4:15; Vep. 2:22; 1 Pje. 3:18; Mat. 16:19; 1 Tim. 2:5; Luk. 21:27; Gjo. 4:30-31).
… se, për shkak të mëkatit, e gjithë raca njerëzore është e prishur dhe e humbur, dhe se njeriu, mëkatar dhe i humbur, mund të shpëtohet vetëm prej vdekjes shlyese dhe ringjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht - me anë të besimit dhe jo me anë të veprave - dhe nga rilindja e kryer te njeriu nga Fryma e Shenjtë (Rom. 5:12; 1 Pje. 1:19, 20; Rom. 10:9; Efe. 2:8-9; Tit. 3:5).
... në personin e Frymës së Shenjtë, shërbesa e të cilit është të përlëvdojë Zotin tonë Jezu Krisht, të bindë botën e mëkatit, t'i japë jetë mëkatarit që pendohet dhe beson në Krishtin dhe të banojë në përbashkësi me besimtarin, duke e shenjtëruar me anë të së vërtetës dhe duke i dhënë forcë për të jetuar një jetë të shenjtë, një jetë dëshmie dhe shërbimi për Zotin Jezu Krisht (Gjo. 16:13-14; 16:8; 6:63; 1 Gjo. 5:1; Rom. 8:9; 1 Pje. 1:2; Vep. 1:8).
… se Kisha është trupi dhe Krishti është Kreu i saj. Ajo përbëhet nga të gjithë ata që, duke besuar në Krishtin për shpëtimin e tyre dhe duke u ripërtërirë nga Fryma e Shenjtë, janë të bashkuar frymërisht në trupin e Krishtit. (Ve 2:47; 1 Kor. 12:24-27; Kol. 1:8).
… në ringjalljen trupore të të gjithë të vdekurve: të të drejtëve në jetën e përjetshme dhe të bekuar me Zotin tonë dhe të të padrejtëve në gjykim dhe ndëshkim të përjetshëm (Gjo. 5:28-29; 1 The. 4:16-17; Zbul. 20:11-15).
Bibla është autoriteti përfundimtar dhe referenca e vazhdueshme për mësimin teologjik në IBEI. Shkrimi interpretohet sipas një metode hermeneutike letraro-historiko-gramatike, bazuar në kuptimin e qëllimit origjinal të autorëve. Referenca e vazhdueshme ndaj Shkrimit është thelbësore për të dalluar midis së Vërtetës së zbuluar dhe traditave kishtare, përvojave njerëzore dhe arsyetimit intelektual, të cilat, megjithëse kontribuojnë në kuptimin biblik dhe besimin personal, duhet t’i nënshtrohen Shkrimit.
Kjo qasje e mësimdhënies synon t'u mundësojë studentëve të kuptojnë të vërtetat biblike, të njohin vështirësitë ekzegjetike dhe të rrënjosin e thellojnë bindjet e tyre teologjike pa u imponuar atyre besime denominacionale.
Ndryshimet në pozicionin dhe/ose interpretimin e pikave që shkojnë përtej vlerave doktrinore të sipërpërmendura trajtohen vetëm me qëllimin që studentët të reflektojnë mbi arsyet e këtyre dallimeve. Në këtë mënyrë ata mund të zhvillojnë pozicionet e tyre (1 Pje. 3:15; Tit. 1:9) dhe të jenë në gjendje të argumentojnë, të analizojnë vlefshmërinë dhe të dallojnë rëndësinë në mënyrë që të mbrojnë të vërtetën e Ungjillit nga përzjerjet spiritualise, racionaliste dhe filozofike jo-biblike.
Prandaj, lektorët do t'i ndihmojnë studentët të dallojnë rëndësinë aktuale të çështjeve të ndryshme doktrinore kur trajtojnë çështje për të cilat nuk ka uniformitet pikëpamjesh midis kishave ungjillore.
Në vetë Biblën shohim se çështjet me rëndësi parësore (Mat. 23:23; 1 Kor. 15:3) bashkëjetojnë me çështjet e rëndësisë dytësore dhe mund të thjeshtohen në një diagram rrathësh bashkëqendror që bëjnë dallimin midis çështjeve absolute të besimit biblik, bindjeve të dikujt (gjë e rëndësishme në nivelin e kishës lokale), opinioneve, prirjeve dhe pyetjeve për çështje të pazgjidhura.
Për të dalluar se në cilën prej këtyre kategorive duhet të vendoset një çështje teologjike, duhet të merret parasysh qartësia dhe shpeshtësia me të cilën trajtohet kjo temë në Bibël, lidhja me mesazhin e Ungjillit, konsensusi i gjerë midis besimtarëve (në të kaluarën dhe të tashmen) dhe ndikimi i kësaj çështje në jetën personale dhe kishtare.
Aftësia për të bërë dallimin midis absoluteve në besimin biblik dhe kategorive të tjera do të na mbrojë si nga komprometimi i të vërtetave themelore, ashtu edhe nga krijimi i ndarjeve të panevojshme për çështje të një rëndësie të dytë.
IBEI përqafon dhe promovon vlerat e mëposhtme:
- Shenjtëria dhe Pjekuria: ne nënvizojmë rëndësinë e rritjes në shenjtëri, d.m.th., virtytet morale dhe përkushtimin ndaj Perëndisë, në gjithçka që bëjmë: studim, shërbim praktik, ndërveprim me komunitetin. Kjo rritje e ekuilibruar, do të përfshijë të gjithë personin dhe si rrjedhojë do të çojë në një pjekuri të madhe personale.
- Uniteti dhe Komuniteti: ne vlerësojmë gjerësinë dhe pasurinë e familjes së Perëndisë në nivel global, duke përfshirë vlerësimin e identitetit kishtar të çdo studenti. Ky vlerësim do të çojë në një dashuri të vërtetë për familjen e Perëndisë, një ndjeshmëri ndaj nevojave të kishave lokale dhe një rritje të marrëdhënieve brenda një kishe lokale dhe midis kishave lokale.
- Besnikëria dhe rëndësia: ne besojmë se njohuria dhe dashuria për Biblën do të çojnë në të menduarit biblik, të ankoruar te Shkrimet e Shenjta. Kjo besnikëri ndaj Shkrimeve do të shfaqet edhe në një përfshirje të gjallë në shoqërinë aktuale, për të qenë kripë dhe dritë në këtë botë.
- Aftësia dhe dobia: ne promovojmë përvetësimin e vizionit dhe aftësive që janë të nevojshme për një shërbim aktiv që shprehet me fryt dhe dashuri, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë global. Këto vlera do të zhvillohen individualisht në dritën e dhuntive frymërore dhe talenteve natyrore, dhe në dritën e nevojave të kishës lokale dhe përpjekjeve misionare.
- Cilësi dhe dashuri: ne përpiqemi për një formim cilësor që arrin qëllimet e mësipërme. Kjo cilësi do të shfaqet te të gjitha nivelet: në seriozitetin e studimeve akademike, në përgatitjen e mësuesve, në shërbimin praktik, në përkushtimin për të dashur studentët dhe kishat.
Ne besojmë se jeta e krishterë karakterizohet nga rritje në aspekte të ndryshme. Për këtë arsye, IBEI përqafon modelin e mëposhtëm si një qasje ndaj formimit që stimulon një rritje të ekuilibruar te studentët tanë. Kjo filozofi e mësimdhënies, e përqendruar te vlerat doktrinore dhe etike, reflektohet në formulimin e rezultateve të çdo aktiviteti mësimor që synon të stimulojë, në mënyra të ndryshme, katër aspekte themelore të jetës dhe të nxisë një rritje më holistike, duke pasur si një frymëzues dhe element unifikues marrëdhënien personale me Zotin.
- Rritje në njohuri: rritja e njohurive përshkon të gjithë Biblën dhe nënkupton nevojën për një tekst autoritar që i zbulon njeriut atë që duhet të dijë për Perëndinë: vetë Biblën. Koncepti hebraik i dijes nënkupton teorinë, gjithashtu edhe përvojën. Kështu, përvetësimi i përmbajtjeve biblike dhe teologjike na bën të arsyetojmë biblikisht dhe teologjikisht. Meqenëse kjo aftësi nuk është e lindur tek njerëzit, ajo duhet të zhvillohet në mënyrë që përmbajtja biblike të aplikohet në jetën e përditshme.
- Rritje në karakter: njohuria është një "kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm" për një realitet të vërtetë frymëror. Një nga synimet përfundimtare të IBEI-t është ndryshimi i karakterit dhe rritja e virtyteve morale në këndvështrimin e marrëdhënieve personale me Perëndinë dhe të afërmin, duke nxitur dëshirën për të ndjekur atë që është e drejtë dhe e mirë.
- Rritje në aftësi: Vullneti i Perëndisë është që Kisha dhe të gjithë besimtarët t'i shërbejnë Atij duke përdorur aftësitë e tyre sipas dhuntive të tyre specifike. Kjo nënkupton t'i shërbejmë Zotit tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke vazhduar të zhvillojmë aftësitë tona për të arritur përsosmërinë pa mediokritet.
- Rritje në komunitet: Aspekti i komunitetit nënvizon theksin tek marrëdhëniet që e gjithë rritja jonë duhet të ketë. I gjithë mesazhi biblik nuk nënkupton asnjëherë që besimtarët të jetojnë një jetë të ndarë nga konteksti i kishës lokale dhe i shoqërisë civile, por në një mjedis ku ata duhet të shërbejnë, të dëshmojnë dhe të ushtrojnë dhuntitë e tyre.
Questo sito utilizza solo cookie necessari al funzionamento dello stesso che non memorizzano dati personali: pll_language; Cookie selezione lingua (1 anno) e fireshield; protezione hacker (Sessione).