Shkolla Online

Shkolla Online u vjen në ndihmë të gjithë besimtarëve shqipfolës që dëshirojnë të studiojnë, por nuk kanë mundësi të ndjekin mësimet në klasë, qoftë në një degë të shkollës satelit apo në shkollën rezidenciale. Drejtpërdrejt nga shtëpia, studenti mund të ndjekë programin për Certifikatën në Teologji.

Si alternativë, është e mundur të studiohet edhe për të marrë Dëshminë në Teologji.

Nëse, nga njëra anë, kjo mënyrë studimi kërkon disa aftësi vetë-menaxhimi, nga ana tjetër shkolla i vjen në ndihmë studentit duke i dhënë mundësinë të kombinojë studimin me angazhimet e punës, familjes dhe kishës, si edhe të aplikojë menjëherë në praktikë atë që mëson.

Mos u shqetësoni — nuk do të jeni vetëm në këtë rrugëtim. Gjatë gjithë procesit mësimor do të merrni mbështetjen e Koordinatorëve të Shkollës Online. Programi mësimor në Shkollën Online mund të jetë i dy llojeve (standard ose express), në varësi të kohës që mund t’i kushtoni studimit.