Programi i formimit akademik i lejon studentët të zhvillojnë studime biblike dhe teologjike të akredituara në nivel universitar. Këto studime i ndihmojnë studentët të rriten në fushat e njohurive, aftësive, karakterit, në një kontekst bashkësie. Aktivitetet e ndryshme mësimore mësohen nga lektorë të kualifikuar dhe lejojnë një përvojë arsimore të shëndoshë, të përshtatshme për një shërbim të frytshëm.
Në vitin 2024, IBEI ka rinovuar akreditimin e tij institucional me Këshillin Evropian për Arsimin Teologjik (European Council for Theological Education - ECTE) si ofrues alternativ i arsimit të lartë, së bashku me akreditimin e programeve për kurrikulat e mëposhtëm:
• Çertifikatë në Teologji, niveli EQF 5 (i pjesshëm), për programin rezidencial, për shkollat satelite dhe për mësimin online;
• Diplomë në Teologji, niveli EQF 6, për programin rezidencial.
Grafiku i krahasueshmërisë ICETE tregon se si kuptohen zakonisht këta tituj në një nivel ndërkombëtar. Akreditimi ECTE tregon se mundësitë e arsimimit të ofruara nga IBEI janë në përputhje me Standardet dhe Udhëzimet Evropiane për arsimin universitar dhe dëshmon se niveli i mundësive të arsimimit është sipas EQF.
Në IBEI, ne kemi zhvilluar katër mënyra arsimimi për të siguruar një formacion biblik që përputhet me nevojat e larmishme të studentëve.
Programi rezidential ofron nivelin më të lartë të përgatitjes së IBEI-t. Ky program kërkon një angazhim me kohë të plotë prej një ose tre vjetësh në shkollën tonë në Romë. Në shkollën rezidenciale mund të studiohet për një vit me kohë të plotë, në programin 60 ECTS (të akredituar nga ECTE) ose për tre vjet me kohë të plotë, në programin 180 ECTS (të akredituar nga ECTE). Për të ndjekur shkollën rezidenciale në Romë nevojitet një njohuri e gjuhës italiane e nivelit B2. Programi tre vjeçar Bachelor i Teologjisë ofron një përgatitje të plotë, jo vetëm në fushën e njohurive dhe aftësive akademike, por edhe në aftësitë në shërbesë, në formimin e karakterit dhe në marrëdhëniet me komunitetin.
Shkolla Telematike është një program online me kohë të plotë që ofron programin 180 ECTS të IBEI-i direkt nga shtëpia përmes transmetimit të njëkohshëm të leksioneve që zhvillohen në shkollën rezidenciale. Ai ofron një përgatitje të plotë, jo vetëm në fushën e njohurive dhe aftësive akademike, por edhe në aftësitë në shërbesë dhe në formimin e karakterit. Për të ndjekur këtë program nevojitet një njohuri e gjuhës italiane e nivelit B2.
Këto shkolla satelit zhvillohen në qytete të ndryshme në Itali dhe jashtë saj. Ato janë të përshtatura për studentët me kohë të pjesshme dhe përfshijnë studime personale me përdorimin e platformës Moodle, si dhe dy fundjava intensive për aktivitet mësimor që mundësojnë ndërveprim me lektorët dhe studentët e tjerë. Kjo mënyrë studimi i lejon studentët të vazhdojnë të ruajnë angazhimet e tyre aty ku jetojnë si në kishë, në familje apo në punë. Shkolla satelit u mundëson studentëve të marrin një Çertifikatë në Teologji (60 ECTS - e akredituar nga ECTE) në rreth katër vjet.
Programi i të mësuarit në distancë është krijuar për të mundësuar këdo që dëshiron të studiojë, por nuk mund të ndjekë leksionet në klasë, të arrijë qëllimet e tij. Ky program fleksibël i lejon studentët të marrin pjesë nga çdo vend në botë përmes klasave tona online. Duke ndjekur të njëjtin hap me të tjerët ose me një mënyrë studimi më të personalizuar, studentët mund të studiojnë në një komunitet online dhe mund t’ia përshtatin përpjekjet e tyre një ritmi studimi më të personalizuar. Të gjitha lëndët në shkollën online zhvillohen në gjuhën italiane ose shqipe, në vartësisë të studentëve. Mësimi online u mundëson studentëve të marrin një Çertifikatë në Teologji (60 ECTS - e akredituar nga ECTE) brenda katër deri në gjashtë vjet. Mësoni më shumë.
Për një përshkrim të hollësishëm të programeve tona akademike, shihni Prospekti informativ - pjesa 1, Prospekti informativ - pjesa 2 Prospetto informativo - parte 3 (vetëm në italisht).
Ky program i pajis besimtarët, si individë ose si grup besimtarësh në kishat lokale ose shërbesat parakishtare, me mjete për të fituar njohuri dhe aftësi bazë në Bibël dhe teologji. Këto mjete janë seminaret dhe konferencat, dhe kurset Emaus-IBEI.
Këto programe të formimit joakademik janë të niveleve të ndryshme dhe të dobishme për ata që kërkojnë të dinë më shumë për besimin e krishterë, për besimtarët e rinj dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të gërmojnë më thellë në disa fusha të besimit tonë.
Questo sito utilizza solo cookie necessari al funzionamento dello stesso che non memorizzano dati personali: pll_language; Cookie selezione lingua (1 anno) e fireshield; protezione hacker (Sessione).